PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 66-a: Afatet e kërkesës
Kërkesa për shqyrtimin e zgjedhshmërisë së deputetëve paraqitet në Gjykatën Kushtetuese brenda 3 muajve nga konstatimi i faktit të pazgjedhshmërisë.
Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.
Gjykata Kushtetuese në këto raste përfundon shqyrtimin e çështjes brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës.