PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 66: Subjektet kërkuese
Për shqyrtimin e zgjedhshmërisë së deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit ose të partive politike.
Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve.
Gjykata Kushtetuese verifikon, sipas Kushtetutës, zgjedhjen e deputetëve, me kërkesë të partisë politike ose të kandidatit të pavarur për deputet.