Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese vendos:
a) rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të rezultatit përfundimtar të referendumit;
b) shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe deklarimin e ligjit si të pandryshuar ose të shfuqizuar;
c) shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe deklarimin e çështjes ose projektligjit të rëndësisë së veçantë si të miratuar ose jo;
ç) përsëritjen e referendumit.
Procedurat e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së ligjeve të kërkuara nga gjykatat