PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 68: Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese

1. Kur gjykata ose gjyqtari gjatë një procesi gjyqësor dhe në çdo kohë, kryesisht ose me kërkesë të palëve, çmon se ligji është antikushtetues dhe kur ka lidhje të drejtpërdrejtë midis ligjit dhe zgjidhjes së çështjes konkrete, nuk e zbaton atë, duke vendosur pezullimin e shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes dhe dërgimin e materialeve të saj Gjykatës Kushtetuese, për t'u shprehur për kushtetutshmërinë e ligjit.

2. Në vendimin e saj gjykata apo gjyqtari duhet të përcaktojnë dispozitat e ligjit që ata çmojnë se janë të papajtueshme me normat konkrete ose parimet e tjera të Kushtetutës, të cilat ligji nuk i ka respektuar ose i ka cenuar, si dhe shkaqet për të cilat kërkohet shfuqizimi i tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment