PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 7-c: Procedura e zgjedhjes nga Kuvendi

  1. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij ligji, njofton për vendin vakant Kuvendin, i cili, brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit, shpall në faqen zyrtare të internetit hapjen e procedurës së aplikimit. Pranë Kuvendit paraqiten aplikimet e kandidatëve të shoqëruara me dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të këtij ligji.
  2. Kuvendi, brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës së aplikimit, publikon listën e kandidatëve dhe ia dërgon ato Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.  
  3. Brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, Kryetari i Këshillit Emërimeve në Drejtësi thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes është publik dhe përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes. Dosjet e kandidatëve, me kërkesën dhe dokumentacionin përkatës, i vihen në dispozicion Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë.
  4. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet.
  5. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kandidatët. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas këtyre seancave, Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për secilin kandidat të përzgjedhur.
  6. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.
  7. Nëse ka më shumë se një vend vakant njëkohësisht, të paktën një anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet nga kandidatët me arsim juridik, me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në profesionin e avokatit, profesorit ose lektorit të së drejtës, juristit të lartë në administratën publike.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment