PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 71-a: Kriteret për të ushtruar ankim kushtetues individual

1. Ankimi kushtetues individual shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese kur:

a) kërkuesi ka shteruar të gjitha mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose kur legjislacioni i brendshëm nuk parashikon mjete juridike efektive në dispozicion;

b) kërkesa paraqitet brenda afatit 4-mujor nga konstatimi i cenimit;

c) pasojat negative të pretenduara janë të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin;

ç) shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese do të mund të rivendoste në vend të drejtën e shkelur të individit.

2. Përveç kritereve të parashikuara në pikën, 1 të këtij neni, gjejnë zbatim rregullimet e parashikuara në këtë ligj për shqyrtimin paraprak.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment