PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 73: Shtyrja e bisedimit dhe votimit
Kur ndonjëri prej gjyqtarëve që ka marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes mungon në bisedime ose në votim, Mbledhja e Gjyqtarëve nuk zhvillohet dhe shtyhet për një datë tjetër.
Në qoftë se edhe pas kësaj, pjesëmarrja e gjyqtarit nuk mund të sigurohet brenda një afati të arsyeshëm, Gjykata vendos përfundimisht për çështjen, kur formohet shumica absolute e anëtarëve të saj.
Në rast se kjo shumicë nuk formohet dhe ekziston mundësia për përfshirjen në këtë gjykim të gjyqtarëve të tjerë, që më parë nuk kanë marrë pjesë në të, seanca riçelet dhe shqyrtimi i çështjes fillon nga e para.
Kur nuk formohet shumica prej 5 gjyqtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.