PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 72: Marrja e vendimit dhe shpallja e tij
Bisedimet si dhe votimi i vendimit bëhen pa praninë e personave të tjerë.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Abstenimi nuk lejohet.
Vendimi nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm në shqyrtimin e çështjes.
Për shpalljen e vendimit njoftohen pjesëmarrësit në proces. Mungesa e tyre nuk pengon shpalljen e tij.
Vendimi jepet "Në Emër të Republikës së Shqipërisë".
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shpallet i arsyetuar. Në raste të veçanta që kanë të bëjnë me çështje të rëndësisë publike, Gjykata Kushtetuese mund të njoftojë dispozitivin e vendimit menjëherë pas marrjes së tij dhe shpall vendimin e arsyetuar brenda 5 ditëve. Në këtë rast, vendimi hyn në fuqi ditën e shpalljes së tij bashkë me arsyetimin, përveç rasteve kur gjykata vendos ndryshe.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqi detyruese të përgjithshme dhe është përfundimtar. 8. Gjyqtari që mbetet në pakicë ka të drejtë të arsyetojë mendimin e tij që i bashkohet vendimit dhe botohet bashkë me të.
Kopje të vendimit mund t'u jepen pjesëmarrësve në proces me kërkesën e tyre, kundrejt tarifës së caktuar.