PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 81: Ekzekutimi i vendimeve
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim.
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore.
Gjykata Kushtetuese, në varësi të llojit të vendimit dhe kur është e nevojshme, mund të caktojë në pjesën urdhëruese organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit, si dhe mënyrën e ekzekutimit, duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit.
Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.