PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 9: Mbarimi i mandatit

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:

a) mbush moshën 70 vjeç;

b) përfundon mandatin 9-vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) shkarkohet, sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës;

d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;

dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.

2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit bëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

3. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikës 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, si dhe menjëherë në rastet e mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor, njofton organin e emërtesës për vendin vakant. Procedura për emërimin e gjyqtarit të ri përfundon jo më vonë se 60 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka deklaruar përfundimin e mandatit.

4. Në çdo rast të mbarimit të mandatit të gjyqtarit vihet në dijeni Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment