Komiteti Shqiptar i Birësimeve është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, i cili, sipas ligjit, ndjek dhe realizon organizimin dhe funksionimin e veprimtarive që lidhen me birësimet, për interesin e ligjshëm në mbrojtje të të drejtave të të miturve.