Ministria e Drejtësisë ushtron veprimtarinë e vet në fushat:
1Ndjek dhe përgjigjet për realizimin e politikes së përgjithshme shtetërore në fushën e drejtësisë.
2Harton projektet e akteve ligjore e nënligjore në fushën e drejtësisë me përjashtim të akteve nënligjore që janë në kompetencë të organeve shtetërore, sipas parashikimeve të ligjeve të posaçme.
3Jep mendim të specializuar për projektet e akteve ligjore dhe të akteve nënligjore normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe të drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe për realizimin e reformimit të legjislacionit në përgjithësi.
4Jep mendim të specializuar për përmbajtjen e projekteve të marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave.
5Përgatit dhe ndjek zbatimin e metodologjisë së unifikuar shqiptare për procesin ligjvënës, hartimin e akteve normative dhe terminologjinë juridike.
6Ndjek dhe realizon politikat dhe veprimtaritë, që lidhen me çështjet e përqasjes dhe të integrimit të sistemit të drejtësisë në nismat dhe strukturat ndërkombëtare përkatëse, si dhe bashkërendon punën me institucionet e tjera, në funksion të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Bashkimit Evropian dhe, të shteteve anëtarë të tij.
7Kujdeset për organizimin dhe funksionimin e shërbimeve, që lidhen me sistemin gjyqësor dhe atë të drejtësisë, në përgjithësi me përjashtim të shërbimeve që janë në kompetencë të organeve shtetërore, sipas parashikimeve të ligjeve të posaçme.
8Ministri i Drejtësisë mund të paraqesë ankesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore të pretenduara të magjistratëve, si dhe mund të kërkojë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike në gjykata dhe në prokurori. Ministri i Drejtësisë i përcjell Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kërkesën e motivuar për inspektim, vetëm pasi ka vlerësuar të gjithë informacionin e siguruar, në raport me disponimet ligjore në fuqi, që tregojnë se ka të dhëna të besueshme se magjistrati ka kryer shkelje disiplinore.”
9Drejton sistemin e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penale.
10Drejton sistemin e ekzekutimit të vendimeve civile dhe të titujve ekzekutivë.
11Drejton veprimtarinë e Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
12Analizon të dhënat statistikore dhe publikon vjetarin statistikor në fushën e drejtësisë. Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë përcjellin pranë Ministrisë së Drejtësisë të dhënat statistikore të kërkuara, me qëllim botimin e vjetarit statistikor, sipas parashikimeve në ligjet e posaçme. Formati i vjetarit statistikor dhe periodiciteti i përcjelljes së informacionit miratohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, pas konsultimit me organet e tjera të sistemit të drejtësisë, sipas fushës që mbulojnë.
13Mban regjistrin e gjendjes gjyqësore dhe lëshon certifikatat në bazë të atij regjistrimi.
14Kujdeset dhe mbështet ushtrimin, organizimin dhe funksionimin e profesionit të avokatit, noterit, arbitrit, ndërmjetësit, administratorit të falimentimit dhe të profesioneve të tjera të lira, të lidhura me sistemin e drejtësisë, sipas parashikimeve të legjislacionit të posaçëm në fuqi në fushën përkatëse.
15Mbikëqyr, kontrollon, inspekton dhe bën procedim disiplinor për profesionin e noterit, përmbaruesit privat, ndërmjetësit, administratorit të falimentimit dhe të profesioneve të tjera të lira, të lidhura me sistemin e drejtësisë, sipas parashikimeve të legjislacionit të posaçëm në fushën përkatëse.
16Mbështet realizimin e veprimtarive në fushën e drejtësisë për të miturit, për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të tyre, edukimin ligjor dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit nga ana e tyre, si dhe për ushtrimin e shërbimeve ndaj të miturve, nga strukturat përkatëse të sistemit të drejtësisë, sipas parashikimeve të ligjeve të posaçme në fushën përkatëse.
17Drejton shërbimet e ekspertimit ligjor.
18Kryen drejtimin metodik të shërbimeve të gjendjes civile.
19Kryen drejtimin metodik të shërbimeve dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
2024. Kryen drejtimin metodik të zyrave juridike të ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore.
21Ushtron kompetencat lidhur me formimin profesional fillestar dhe vazhdues të subjekteve të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si dhe për përgatitjen profesionale, aftësimin dhe specializimin e subjekteve të ligjeve të posaçme për profesionet e lira në fushën e drejtësisë, në përputhje me parashikimet në ligjet e posaçme.
22Kujdeset dhe mbështet veprimtaritë shkencore në fushën e drejtësisë dhe përhapjen e edukatës juridike.
23Kujdeset për ndjekjen dhe bashkërendimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile për fushën e drejtësisë.
24Ndjek bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale dhe civile dhe, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ku shteti shqiptar është palë, realizimin e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet kompetente të shteteve të tjera, si dhe me organizma ndërkombëtare.
25Kryen funksione të tjera në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti shqiptar është palë.
26Kryen funksione dhe veprimtari të tjera në përputhje me ligjin.
27"Strukturat përgjegjëse të mbarëvajtjes së teknologjisë i sigurojnë akses Ministrisë së Drejtësisë në nivelin “vizitor”, mbi të dhënat që gjenerohen nga sistemet respektive elektronike të teknologjisë së informacionit dhe dokumentet e prodhuara nga gjykata, që tregojnë ecurinë procedurale të çështjes, me përjashtim të të dhënave dhe dokumenteve që përmbajnë të dhëna personale të mbrojtura, informacion lidhur me të miturit, sekret shtetëror, të dhëna financiare dhe tregtare të palëve, çështje të sigurisë së palëve ose të dëshmitarëve, ose çdo të dhënë tjetër dhe informacion të mbrojtur nga ligji. Strukturat përgjegjëse të mbarëvajtjes së teknologjisë i sigurojnë akses Ministrisë së Drejtësisë në nivelin “vizitor”, mbi të dhënat që gjenerohen nga sistemet respektive elektronike të teknologjisë së informacionit dhe dokumentet e prodhuara nga prokuroria, vetëm pas përfundimit të hetimit, që tregojnë ecurinë procedurale të çështjes, me përjashtim të dokumenteve mbi të dhënat personale të mbrojtura, të informacionit mbi të miturit, të sekretit shtetëror, të të dhënave financiare dhe tregtare të palëve, çështjeve të sigurisë lidhur me palët ose dëshmitarët dhe çdo të dhëne tjetër dhe informacioni të mbrojtur nga ligji. "
28Ministri i Drejtësisë organizon punën për mbledhjen e informacionit, me qëllim përgatitjen dhe propozimin pranë Këshillit të Ministrave, të rekomandimeve për prokurorinë, në kuadër të luftës kundër kriminalitetit. Ministri i Drejtësisë u bën të njohura rekomandimet prioritare që duhen ndjekur për vitin në vazhdim në luftën kundër kriminalitetit, drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve. Ministri i Drejtësisë ndjek në vazhdimësi mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të dhëna prej Këshillit të Ministrave. Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë kërkon jo më pak se dy herë në vit pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme informacion mbi zbatimin e tyre. Informacioni i marrë vlerësohet nga Ministri i Drejtësisë dhe bazuar mbi gjetjet, i propozon Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë marrjen e masave organizative, sipas ligjit, me qëllim përmbushjen e rekomandimeve.