PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 12: Përbërja e trupit gjykues

1. Gjykata administrative e shkallës së parë gjykon me trup gjykues të përbërë me tre gjyqtarë mosmarrëveshjet lidhur me kontratat administrative publike dhe kërkesat e paraqitura në zbatim të shkronjave "d" dhe "dh" të nenit 7 të këtij ligji. Të gjitha mosmarrëveshjet e tjera shqyrtohen me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar.

2. Gjykata Administrative e Apelit gjykon me trup gjykues të përbërë:

a) me 3 gjyqtarë, ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë;

b) me 5 gjyqtarë, paditë ndaj aktit nënligjor normativ.

3. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë gjykon në dhomë këshillimi me 3 gjyqtarë të gjitha çështjet që në gjykatën e shkallës së parë gjykohen nga 1 gjyqtar, si dhe çështjet që kanë për objekt mosmarrëveshjet e kompetencave. Çështjet e tjera gjykohen me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment