PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 13: Mosmarrëveshjet e kompetencave

  1. Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit.
  2. Moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.
  3. Gjykata shpall me vendim moskompetencën e saj për shkaqet e parashikuara në këtë nen dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente. Vendimi për shpalljen e moskompetencës dhe vendimi për rrëzimin e kërkesës për shpalljen e moskompetencës ankimohen së bashku me vendimin përfundimtar.
  4. Ka mosmarrëveshje për kompetencën, kur dy ose më shumë gjykata, në të njëjtën kohë, marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën çështje administrative.
  5. Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.
  6. Mosmarrëveshjet zgjidhen nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i cili vendos në dhomë këshillimi me 3 gjyqtarë brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve. Vendimi u njoftohet menjëherë gjykatave në mosmarrëveshje dhe palëve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment