Gjykata vendos sigurimin e padisë, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin;
b) nuk cenohet rëndë interesi publik;
c) nëse shihet e nevojshme nga gjykata, paditësi jep garanci, në llojin dhe masën e caktuar për dëmin, që mund t'i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.