PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 28: Sigurimi i padisë
Me paraqitjen e padisë, paditësi mund t'i kërkojë gjykatës marrjen e masave të sigurimit të padisë, në rastet kur ai tregon se g jatë kohës së nevojshme të procesit, derisa të arrihet në marrjen e vendimit të themelit, ekziston mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm, që rrjedh nga ekzekutimi i veprimit administrativ.
Kërkesa për sigurimin e padisë, për shkak të rrethanave të çështjes, mund të paraqitet edhe para ngritjes së padisë. Në këto raste, gjykata, kur lejon sigurimin e padisë, cakton edhe një afat, jo më të gjatë se 10 ditë, brenda të cilit duhet të ngrihet padia.
Kërkesa për sigurimin e padisë, sipas pikave 1 dhe 2 këtij neni, duhet të shqyrtohet brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes në gjykatë. Si rregull kërkesa shqyrtohet në prani të palëve, por, në raste të ngutshme, mund të shqyrtohet edhe pa u thirrur palët.
Vendimi për sigurimin e padisë jepet në çdo fazë dhe shkallë të shqyrtimit gjyqësor, derisa vendimi nuk ka marrë formë të prerë. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj. Vendimi jepet nga gjykata, pranë së cilës ndodhet padia.