PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 35: Barra e provës
Organi publik ka detyrimin të provojë ligjshmërinë e aktit administrativ, kontratës administrative dhe të veprimit tjetër administrativ, të nxjerrë jo me kërkesë të paditësit, si dhe faktet që ai ka parashtruar dhe ka vënë në themel të veprimtarisë së kundërshtuar në gjykatë.
Organi i administratës publike ka detyrimin të provojë ligjshmërinë e veprimeve në marr ëdhënien e punës, nga e cila ka lindur mosmarrëveshja, objekt gjykimi.
Në rastet e tjera, pala ka detyrimin të provojë faktet, në të cilat bazon pretendimin e saj. Por edhe në këto raste, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të ndërmjetëm, mund të vendosë kalimin e barrës së provës tek organi publik, kur ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova me shkresë, që vërtetojnë se organi publik fsheh apo nuk paraqet me dashje fakte dhe prova të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ky vendim ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar.