PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 36: Njohja me aktet e dosjes

  1. Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të njihen dhe të marrin kopje me shpenzimet e veta të dokumentacionit të paraqitur në sekretarinë gjyqësore.
  2. Gjykata mund të lejojë cilindo që të njihet me përmbajtjen e dosjes gjyqësore dhe të marrë me shpenzimet e veta kopje të akteve, në rast se ai tregon se ka interes të ligjshëm ose arsye të rëndësishme dhe nëse kjo nuk është në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e mbrojtur nga ligji të palëve në proces.
  3. Gjykata mund të refuzojë një kërkesë të paraqitur, sipas pikës 2 të këtij neni, në rastet kur shqyrtimi gjyqësor mund të zhvillohet me dyer të mbyllura.
  4. Pavarësisht kushteve ndaluese, të përcaktuara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, gjykata mund të lejojë njohjen e akteve dhe marrjen e kopjeve, në rast të një kërkese të paraqitur nga një person në ushtrim të detyrës së tij shtetërore dhe që tregon interes të ligjshëm për marrjen e të dhënave. Në këtë rast gjykata udhëzon dhe paralajmëron personin për përgjegjësinë disiplinore apo penale që ai mban.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment