PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 38: Gjykimi incidental
Gjykata administrative, gjatë shqyrtimit gjyqësor të një veprimi administrativ, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos të mos zbatojë një akt nënligjor normativ, në bazë të të cilit është kryer veprimi administrativ që shqyrtohet, kur çmon se akti nënligjor është i paligjshëm.
Gjykata vendos në këtë mënyrë edhe nëse gjykimi parësor i aktit normativ nuk është në kompetencën e saj.
Ky vendim përmban në mënyrë të hollësishme shkaqet e paligjshmërisë, të konstatuara nga gjykata.