a) zgjedhja nga organi publik është bërë në përputhje me objektivin dhe qëllimin e ligjit;
b) zgjedhja nga organi publik është bërë vetëm për të arritur qëllimin e ligjit;
c) zgjedhja nga organi publik është në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.
4. Në rastin e aktit nënligjor normativ, gjykata shqyrton ligjshmërinë e aktit që kundërshtohet, duke vlerësuar të tre kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni.
5. Për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, gjykata zbaton legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës.