PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 46: Aktet që i bashkëlidhen ankimit

1. Bashkë me ankimin duhet të paraqiten:

a) kopjet e ankimit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë;

b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.

2. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni ose kur ankimi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet ankim ose se çfarë kërkohet me ankimin, gjyqtari i vetëm njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve. Shqyrtimi i ankimit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi.

3. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, ankimi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e ankimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit.

4. Kur të metat e ankimit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij në gjykatë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment