Në ankim nuk mund të paraqiten fakte të reja dhe të kërkohen prova të reja, përveçse kur ankuesi provon se pa fajin e tij nuk ka mundur t'i paraqesë këto fakte ose t'i kërkojë këto prova në shqyrtimin e çështjes në gjykatën administrative të shkallës së parë, në afatet e parashikuara në këtë ligj.