Gjykata Administrative e Apelit në dhomë këshillimi vendos:
a) mospranimin e ankimit, në rastet kur ankimi nuk plotëson kushtet e pranueshmërisë dhe gjykata administrative e shkallës së parë nuk e ka bërë një gjë të tillë;
b) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë;
c) ndryshimin e vendimit;
ç) prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, në rastet kur shkeljet procedurale janë të rënda dhe për të cilat ligji parashikon shprehimisht pavlefshmërinë e vendimit apo të procedurës së gjykimit;
d) prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes, në rastet kur çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte.