PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 51: Gjykimi në apel administrativ në seancë gjyqësore

1. Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për të vlerësuar se:

a) për konstatimin e gjendjes faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë, duhen vërtetuar fakte të reja dhe duhen marrë prova të reja kur janë kushtet e nenit 47 të këtij ligji;

b) vendimi kundër të cilit është paraqitur ankimi është bazuar në shkelje të rënda procedurale, apo në gjendjen faktike të konstatuar gabimisht ose në mënyrë jo të plotë;

c) me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike duhet të përsërisë marrjen e disa ose të gjitha provave të marra nga gjykata e shkallës së parë.

2. Vendimi i mësipërm, data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve rregullisht nga sekretaria gjyqësore, të paktën 10 ditë para datës së zhvillimit të seancës gjyqësore.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment