Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur:
a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale;
b) përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi ose procesverbali gjyqësor nuk është nënshkruar sipas ligjit;
c) gjykata ka vendosur pushimin e çështjes në kundërshtim me ligjin;
ç) gjykata ka shkelur dispozitat e këtij ligji, lidhur me njoftimet e palëve dhe akteve, dhe kur një shkelje e tillë ka ndikuar në dhënien e vendimit;
d) gjykata ka shkelur dispozitat lidhur me përfaqësimin e palëve.