Gjykata Administrative e Apelit, pasi shqyrton çështjen në seancë gjyqësore, vendos:
a) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë;
b) ndryshimin e vendimit;
c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes;
ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën administrative të shkallës së parë, në rastet e parashikuara në nenin 54 të këtij ligji.