PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 57: Aktet që i bashkëlidhen rekursit

1. Bashkë me rekursin duhet të paraqiten:

a) kopje të rekursit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë;

b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.

2. Në rast se rekursi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, si dhe kur rekursi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet rekurs ose se çfarë kërkohet me rekursin, gjyqtari me vendim njofton palën që të ndreqë të metat brenda 7 ditëve. Shqyrtimi i rekursit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi.

3. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, rekursi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e rekursit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit.

4. Kur të metat e rekursit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij në gjykatë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment