Vendimet e shpallura nga Gjykata Administrative e Apelit në rastet që parashikohen në këtë ligj, mund të ankimohen me rekurs :
a) për zbatimin të gabuar të ligjit material ose procedural, të një rëndësie themelore për njehsimin, sigurinë dhe/ ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;
b) kur vendimi i ankimuar është i ndryshëm nga praktika e Kolegjit Administrativ ose e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;
c) ka shkelje të rënda të normave procedurale, me pasojë pavlefshmërinë e vendimit ose të procedurës së gjykimit.