PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 59: Kundërrekursi

  1. Pala, kundër të cilës është bërë rekurs, mund kundërshtojë pretendimet e ngritura në rekurs brenda 15 ditëve nga komunikimi i rekursit.
  2. Kundërrekursi duhet të plotësojë kushtet formale të rekursit, parashikuar në nenin 57 të këtij ligji.
  3. Mosparaqitja e kundërrekursit brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni sjell humbjen e së drejtës për të paraqitur pretendimet në një fazë të mëvonshme në Gjykatën e Lartë.
  4. Kundërrekursi, së bashku me dokumentet bashkëlidhur, i komunikohet palës që ka bërë rekurs, e cila brenda 7 ditëve ka të drejtën të paraqesë në gjykatë argumente mbi arsyet e parashtruara në kundërrekursin e depozituar, pa shtuar shkaqe të reja.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment