PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 61: Gjykimi në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i rekursit në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, si rregull bëhet mbi bazë dokumentesh në dhomë këshillimi.
Gjyqtari relator cakton datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve. Sekretaria e gjykatës njofton me shpallje, ditën dhe orën e shqyrtimit të rekursit, si dhe përbërjen e trupit gjykues të paktën 21 ditë përpara.
Gjyqtari relator përgatit relacionin, duke pasqyruar në të, veç të tjerave, edhe përmbajtjen e vendimit të ankimuar, pretendimet dhe shkaqet e ngritura në rekurs, prapësimet e paraqitura në kundërrekurs, shqyrtimin e fakteve që kanë rëndësi për marrjen e vendimit dhe propozimin e tij për zgjidhjen ligjore të çështjes.
Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor.