1. Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve në rast se:
a) rekursi është paraqitur ndaj një vendimi të apelit administrativ, lidhur me gjykimin e aktit nënligjor normativ;
b) konstaton se vendimi i apelit administrativ është i ndryshëm nga praktika e kolegjit administrativ ose edhe e kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë;
c) vlerësohet e nevojshme nga kolegji administrativ thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes.
2. Vendimi i mësipërm, data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve nga sekretaria gjyqësore, të paktën 15 ditë para datës së zhvillimit të seancës gjyqësore