PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 70: Fillimi i funksionimit të gjykatave administrative

1. Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë fillojnë funksionimin e tyre në mënyrë të njëkohshme.

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që do t'i shtohet numrit aktual të anëtarëve të kësaj gjykate për të krijuar Kolegjin Administrativ, përcaktohet në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë".

3. Funksionimi i gjykatave administrative fillon pas:

a) hyrjes në fuqi të rregullimeve ligjore në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë" për krijimin e Kolegjit Administrativ të kësaj gjykate;

b) krijimit të infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin normal të veprimtarisë së tyre.

4. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga shkronja "b" e pikës 3 të këtij neni.

5. Data e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimin pasi të jenë plotësuar kërkesat e pikës 2 të këtij neni dhe të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment