1Akti administrativ i shkruar në letër ose elektronik, si dhe akti administrativ i konfirmuar, sipas nenit 98, pikat 2 dhe 3, të këtij Kodi, nuk kërkohet të jetë i arsyetuar në rastet kur:
apërjashtohet shprehimisht nga ligji i posaçëm;
bakti administrativ, i nxjerrë me kërkesën e palës, përbën pranimin e plotë të saj dhe nuk cenon të drejtat apo interesat e palëve;
caktet që miratojnë vendimet e marra nga bordet, juritë apo komisionet e ngritura nga organet publike, si dhe urdhrat e eprorëve, që kanë të bëjnë me çështje të organizimit dhe funksionimit të brendshëm, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe;
çakti shpall publikisht një akt administrativ kolektiv;
dorgani nxjerr një akt administrativ në vijim të praktikës së ndjekur për zgjidhjen e çështjeve objektivisht të njëjta.