1Një akt administrativ dobiprurës mund të shoqërohet me një ose më shumë prej kushteve të mëposhtme shtesë:
anjë ngjarje, e cila nuk është e sigurt se do të ndodhë dhe me ndodhinë e së cilës varet fillimi apo fundi i një të drejte, përfitimi ose barre (kushti);
bnjë datë ose një periudhë kohore, në të cilën një e drejtë, një përfitim ose barrë, përkatësisht do të fillojë, përfundojë ose zgjasë;
cnjë rezervë nga ana e organit publik sa i përket shfuqizimit; dhe/ose
çnjë kusht shtesë që kërkon që përfituesi të kryejë, të ndalojë një veprim të caktuar ose të lejojë një veprim të caktuar.
2Kushti shtesë, i parashikuar në pikën 1, të këtij neni, lejohet vetëm në rastet kur:
aai nuk kundërvepron me qëllimin e aktit administrativ; dhe
bai nuk është i ndaluar me ligj.