1Një akt administrativ fillon të sjellë pasoja juridike ndaj palës së cilës i drejtohet apo interesat e së cilës preken nga akti, me njoftimin e përmbajtjes së aktit palëve.
2Akti administrativ i miratuar në heshtje fillon të sjellë pasoja juridike, në ditën e përfundimit të afatit për njoftimin e tij, sipas nenit 97 të këtij Kodi.
3Një akt administrativ mund të fillojë të sjellë pasoja juridike në një datë tjetër, të caktuar shprehimisht nga vetë akti, por në asnjë rast përpara njoftimit të palës, sipas pikës 1 të këtij neni. Në këtë rast, data e fillimit të pasojave juridike caktohet shprehimisht në pjesën e dispozitivit të aktit administrativ të shkruar.
4Një akt administrativ sjell pasoja juridike:
apër sa kohë nuk është anuluar apo shfuqizuar, kryesisht apo si rezultat i ushtrimit të mjeteve ligjore administrative ose gjyqësore;
bpër sa kohë nuk ka përfunduar afati i aktit ose nuk është përmbushur qëllimi i tij; ose
cpër çfarëdo arsyeje tjetër të parashikuar nga ligji.