KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 103: Akti i garancisë

1Akti i garancisë nxirret nga organi publik kompetent vetëm me kërkesë të palëve dhe ka në çdo rast formë të shkruar.

2Nëse para lëshimit të aktit të garancisë, organi publik kompetent vlerëson se duhet të ketë dëgjesë me një ose më shumë persona ose, sipas ligjit, kërkohet pjesëmarrja e një organi tjetër publik, akti i garancisë nxirret pas dëgjesës së personit apo personave ose pjesëmarrjes së organit publik.

3Nëse pas lëshimit të aktit të garancisë, faktet ose baza ligjore e çështjes ndryshojnë në një masë të tillë që nëse organi do të ishte në dijeni të këtij ndryshimi, nuk do ta kishte lëshuar aktin e garancisë, atëherë ky i fundit nuk është më i detyrueshëm për organin publik.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment