1Një akt administrativ është i paligjshëm nëse:
aorgani publik që e ka nxjerrë ka vepruar në mungesë të kompetencës;
bështë rezultat i shkeljes të dispozitave lidhur me procedurën administrative;
cështë në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ;
çështë nxjerrë në mungesë të autorizimit nga një ligj, sipas pikës 2, të nenit 4, të këtij Kodi;
dështë në kundërshtim me ligjin material;
dhështë rezultat i diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme; apo
enuk është në përputhje me parimin e proporcionalitetit.