1Të gjitha pagesat apo kontributet, të cilat tashmë janë paguar nga pala dhe/ose nga organi publik, në bazë të një akti të anuluar, duhet të kthehen
2Masa e kthimit të pagesave dhe kontributeve, e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, përcaktohet në aktin e anulimit dhe llogaritet nga organi publik, sipas dispozitave për begatimin pa shkak, në përputhje me legjislacionin civil.