KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 119: Kushtet dhe kërkesat e kontratës administrative

1Organi publik, për realizmin e një interesi publik, të cilit i shërben, por pa cenuar interesat apo të drejtat e palëve të treta, mund të lidhë një kontratë administrative, nëse plotësohen këto kushte:

aforma kontraktore nuk ndalohet shprehimisht nga ligji ose nuk bie në kundërshtim me vetë natyrën e çështjes administrative; dhe

borgani publik është i autorizuar nga ligji të vendosë për çështjen me diskrecion.

2Kontrata administrative lidhet në formë të shkruar, përveç rasteve kur ligji parashikon një formë tjetër të posaçme.

3Kontrata nënshkruhet nga palët apo përfaqësuesit në mënyrë manuale apo elektronike, në përputhje me modalitetet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Nënshkrimi në emër të organit publik bazohet mbi një autorizim të lëshuar nga organi përkatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment