1Çdo veprim administrativ, i cili, për arsye të mbrojtjes së interesit publik ose të të drejtave të të tjerëve, mund të kufizojë një të drejtë individuale, ose mund të cenojë interesa legjitimë, zhvillohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
2Veprimi administrativ është në përputhje me parimin e proporcionalitetit vetëm kur ky veprim është:
ai nevojshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar me ligj dhe e arrin atë me mjetet dhe masat që cenojnë më pak të drejtat apo interesat legjitimë të palës;
bi përshtatshëm për të arritur qëllimin e parashikuar në ligj; dhe
cnë përpjesëtim të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.