1Organi publik mund të lidhë një kontratë administrative zëvendësuese me palën, së cilës mund t’i drejtonte një akt administrativ, nëse interesi publik realizohet më mirë nëpërmjet kontratës administrative.
2 Në kontratën zëvendësuese, pala tjetër, jo organ publik, detyrohet të kryejë a të mos kryejë një veprim, ose të japë diçka kundrejt kryerjes së një veprimi nga organi publik. Ky detyrim i shërben organit publik për përmbushjen e një funksioni publik administrativ, sipas qëllimit të përcaktuar në kontratë.
3Në tekstin e kontratës administrative zëvendësuese arsyetohet se interesi publik mbrohet më mirë me lidhjen e kësaj kontrate.