1Nëse, për shkak të rrethanave të shfaqura pas lidhjes së kontratës dhe të paparashikueshme në kohën e lidhjes së saj, vazhdimi i ekzekutimit të detyrimeve të kontratës bëhet shumë i vështirë për njërën nga palët kontraktuese, ato mund të bien dakord për ndryshimin apo prishjen e kontratës.
2Organi publik mund të tërhiqet nga kontrata administrative në mënyrë të njëanshme për të shmangur ose për të ndaluar cenimin e interesit publik.
3Tërheqja bëhet me akt administrativ të shkruar dhe të arsyetuar, kundrejt kompensimit të dëmit që i është shkaktuar palës tjetër.