1Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, ankimi administrativ ndaj aktit, i paraqitur në përputhje me kërkesat e neneve 130-132, të këtij Kodi, pezullon ekzekutimin e aktit deri në njoftimin e vendimit të ankimit.
2Nëse në aktin administrativ përfshihen dy ose më shumë palë me interesa të njëjtë, ankimi administrativ ndaj aktit të paraqitur nga njëra nga palët, i shtrin efektet e pezullimit ndaj të gjitha palëve të përfshira.
3Zbatimi i aktit administrativ ndaj aktit nuk pezullohet kur:
aakti administrativ synon mbledhjen e taksave, tatimeve dhe të ardhurave të tjera buxhetore;
bakti administrativ ka të bëjë me masa policore;
corgani publik, i cili shqyrton ankimin, vlerëson se zbatimi i menjëhershëm është në interes të rendit publik, shëndetit publik dhe të interesave të tjerë publikë.
4Kundër aktit që vendos ndalimin e efektit pezullues të ankimit, mund të bëhet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatën kompetente për çështjet administrative, brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.