KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 134: Organi të cilit i drejtohet ankimi

1Përveçse kur nuk parashikohet ndryshe nga ligji, ankimi ndaj një akti administrativ mund t’i drejtohet organit publik që:

aka nxjerrë ose ka kompetencë të nxjerrë aktin;

borganit publik epror të organit të parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni; ose

cnjë organi tjetër publik të përcaktuar shprehimisht me ligj.

2Nëse ankimi i është drejtuar njërit prej organeve të parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, ato ia përcjellin pa vonesë organit kompetent.

3Ankimi ndaj mosveprimit administrativ mund t’i drejtohet drejtpërdrejt organeve të parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni. Nëse ankimi i është drejtuar organit të parashikuar në shkronjën “a”, të këtij neni, ai ia përcjell, pa vonesë, një prej organeve të parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, së bashku me dosjen e çështjes dhe një raport të shkruar për arsyet e heshtjes.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment