KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 136: Procedura e shqyrtimit të ankimit nga organi publik kompetent

1Ankimi ndaj një akti administrativ shqyrtohet, në radhë të parë, nga vetë organi publik kompetent, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.

2Organi publik kompetent fillimisht shqyrton nëse ankimi është i pranueshëm dhe vetëm nëse ankimi është i pranueshëm, shqyrton ligjshmërinë dhe përshtatshmërinë e aktit administrativ të ankimuar. Nëse është e nevojshme, organi publik kompetent mund të kryejë hetime administrative shtesë.

3Nëse anulimi, shfuqizimi ose ndryshimi i aktit administrativ të ankimuar apo nxjerrja e aktit të refuzuar do t’i shkaktonte dëm një pale tjetër, organi kompetent duhet t’i japë asaj mundësinë për t’u dëgjuar, sipas neneve 87 dhe 88, të këtij Kodi, përpara marrjes së vendimit për ankimin e paraqitur.

4Kur organi publik kompetent vlerëson se ankimi është i pranueshëm dhe plotësisht i bazuar, ai me një akt të ri administrativ anulon, shfuqizon ose ndryshon aktin e ankimuar, ose përkatësisht nxjerr aktin e refuzuar, siç është kërkuar nga pala.

5Kur organi publik kompetent vlerëson se ankimi nuk është i pranueshëm dhe plotësisht i bazuar, pa vonesë dhe pa u shprehur mbi të, e përcjell atë për shqyrtim dhe vendimmarrje tek organi epror, së bashku me të gjitha dokumentet përkatëse të dosjes dhe një raport me shkrim të qëndrimit të tij

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment