1Ankimi ndaj mosveprimit administrativ shqyrtohet drejtpërdrejtë nga organi epror. Organi epror i kërkon menjëherë organit kompetent, që pa vonesë të paraqesë dosjen e çështjes dhe një raport me shkrim mbi arsyet e heshtjes administrative. 2
2Organi epror, fillimisht, shqyrton nëse ankimi është i pranueshëm dhe vetëm nëse ankimi është i pranueshëm, vendos mbi kërkesën e palës, siç i është parashtruar organit kompetent.
3Organi epror vendos mbi kërkesën në bazë të dosjes së çështjes apo, nëse është e nevojshme, zhvillon hetime administrative shtesë, apo urdhëron organin kompetent që të zhvillojë këto hetime shtesë dhe ta njoftojë për rezultatet e hetimit.
4Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, organi epror zgjidh çështjen duke nxjerrë një akt përfundimtar.