1Në rastin e kundërshtimit administrativ ndaj një veprimi tjetër administrativ, nën regjimin e së drejtës administrative, pala mund të kërkojë nga organi publik: a) ndalimin e kryerjes së një veprimi tjetër administrativ;
andalimin e kryerjes së një veprimi tjetër administrativ;
bkryerjen e një veprimi tjetër administrativ, për të cilin pala ka të drejtë, nëse ky veprim është kërkuar nga pala, por organi publik nuk ka vepruar;
ctërheqjen apo ndryshimin e një deklarate publike;
çshpalljen të paligjshëm të një veprimi tjetër administrativ dhe ndreqjen e pasojave të shkaktuara prej tij.
2Pala, në rastin e kundërshtimit administrativ për kryerjen e tërthortë të shërbimeve të dobishmërisë publike dhe të shërbimeve të tjera publike, mund të kërkojë ushtrimin e funksioneve rregullatore apo të mbikëqyrjes nga organi rregullator, mbikëqyrës apo licencues, me qëllim përfitimin nga pala kundërshtuese të një shërbimi, për të cilën ka të drejtë sipas ligjit, dhe respektimin nga subjekti privat apo publik të detyrimeve të parashikuara në pikën 1, të nenit 127, të këtij Kodi.