1Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, akti administrativ që zgjidh ankimin nxirret dhe i njoftohet palës brenda 30 ditëve nga paraqitja e ankimit.
2Afati i parashikuar në pikën 1, të këtij neni, mund të zgjatet kur është e nevojshme kryerja e hetimeve administrative shtesë. Neni 92, i këtij Kodi, zbatohet gjithashtu për shtyrjen e afatit të parashikuar sipas pikës 1 të këtij neni.
3Neni 93, i këtij Kodi, nuk zbatohet në rastin e ankimit administrativ.