KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 143: Shqyrtimi i kundërshtimit administrativ

1Kundërshtimi administrativ, në rastin e kryerjes së tërthortë të shërbimeve publike, i drejtohet dhe shqyrtohet nga organi publik rregullator, mbikëqyrës, apo licencues. Pala e ankimuar vihet në dijeni pa vonesë për masat e marra nga ky organ.

2Në rastin e parashikuar në shkronjat “a”, “c” e “ç”, të nenit 141, të këtij Kodi, kundërshtimi i drejtohet dhe shqyrtohet nga organi kompetent.

3Në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të nenit 141, të këtij Kodi, kundërshtimi i drejtohet dhe shqyrtohet nga organi epror. Nëse organi epror vendos në favor të palës, ai i cakton organit kompetent një afat për kryerjen e veprimit tjetër administrativ të kërkuar.

4Vendimi i shqyrtimit të kundërshtimit merret dhe i njoftohet palës brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së tij. Kundër vendimit mund të ngrihet padi drejtpërdrejtë në gjykatën kompetente për çështjet administrative.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment