1Rishikimi është mjeti ligjor administrativ, me anë të të cilit kërkohet anulimi apo ndryshimi i një akti administrativ të nxjerrë apo nxjerrja e një akti administrativ të refuzuar, kundër të cilit ankimi nuk është më i pranueshëm për shkak të kalimit të afatit të parashikuar nga ky Kod.
2Pala mund të kërkojë rishikim, nëse zbulohen rrethana ose prova të reja me shkresë që kanë rëndësi për çështjen, të cilat nuk diheshin dhe mund të diheshin prej saj gjatë zhvillimit të procedurës administrative që ka çuar në nxjerrjen e aktit administrativ.